Monday, January 19, 2009

Kujt i pengon emri: Pjeter Bogdani

Pjetër Bogdani është figura më e shquar e letërsisë së vjetër shqiptare. Ai shquhet jo vetëm si klerik i lartë, por edhe si atdhetar, me një dashuri të pakufi për gjuhën shqipe e për popullin shqiptar, por edhe si dijetar e letrar, si luftëtar i paepur për çlirimin e vendit nga zgjedha osmane dhe për zhvillimin e përparimin e tij kulturor. Me veprimtarinë e tij politike 40-vjeçare, sidomos me rolin që luajti si udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689 dhe me veprën e vet "Çeta e profetëve", Pjetër Bogdani me të drejtë është quajtur pararendës i hershëm i lëvizjes së Rilindjes sonë Kombëtare.

Lajmi se udhëheqja e re e Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve Pjetër Bogdani, ka vendosor që t’ja ndryshoj emrin nuk më habiti shumë. Duke marë parasysh se cka i ndodhte Institutit në 8 muajt e fundit, ndryshimi i emrit ishte gjëja e fundit që ishte për tu pritur. Thjesht ishte pyetja e kohes se kurë.

Ndryshimi i emrit të Instiutit, ështe një tradhti morale, kulturore, dhe kombtare, një tradhti të vetë vlerave për ti cilat vetë Pjetër Bogdani, dhe shumë bashkohorë të tij ka lufutuar.
Deklarata e drejtorit te ri te Institutit Pjetër Bogdani për të përditshmen Koha se shkaku pse kan filluar procedurën e ndryshimit të emrit – në Institut Albanologjik, është “sepse emri është vendosur si shumë i gjatë, shkohet andej këndej dhe nuk thuhet drejtpërsëdrejti, Instituti Albanologjik”. Arsye të cekëta, arsye sharlatane dhe nonchalant-e.

Instituti Pjetër Bogdani s’është institute Albanologjik. Ështe Institut për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve. Është institut jo vetëm i gjuhes shqipe, ashtu sic prtendon, përmes emrit ta paraqes Drejtori i ri i institutit, por edhe i kulturës, arsimit, zakoneve, traditës, etikës, etj.

Me ndryshimin e emrit vetëm në Insitut Albanologjik, kryesiea e re e Institutit Pjetër Bogdani sakaton konceptin, misionin, vizionin dhe nevojat e popullit shqiptarë në Maqedoni për një institucion të përplotë sic ështe Instituti Pjetër Bogdani.

Parashtrohet pyetja kujt i pengon emri i Pjetër Bogdanit? Drejtorit të ri, partisë shqiptare në pushtet, apo strukturave tjera antishqiptare në bashkpunim me këto dy të parët!!! TURP!!!

No comments:

Post a Comment