Deklaratat e Zëvendës Kryeministrit Ademi, se deri në fund të Shkurtit apo Marsit do të punsohen 1000 të rinjë shqipatarë me provokuan të komentoj këta punsime të shqiptarëve të rinjë. Shqipatarë të rinjë, a po ushtarë partiak?
Ja një shembull konkret. Një shok , (edhe pse ka emrër dhe mbiemër, për shkaqe mirë të njohura do ta quaj Ismet ) i imi i cili ka kryer faklutletin e Pedagogjisë ka konkuruar ne dy konkurset (ndoshta edhe te I treti) për administrator. Me që nga konkursi I parë e kishin refuzura, me kërkoj të më pyes a mundem ti ndihmoj disi…! Përndryshe janë familje 6 antarshe, dhe askush nuk punon, apo punojnë aty e këtu, sa për ta tejkaluar muajin.
I tregova se nuk e di sa mund ti ndihmoj, por kam do persona në BDI që i kam shok dhe do t’ju them. Ju parqita këtij shokut tim në BDI, duke ja sqaruar situaten e keqe të këtij shokut tjetër, dhe I kërkova në se mundet ti ndihmohet, që në grupën e këtyre 300, apo 500 ta pranojnë. Më tha se do të bisedoj me nënkryetarin e qeverisë (me që e konsideron veten te afërt me te) dhe se do të me lajmroj.
S’ kaloj as 1 orë, une dhe Ismeti ishim duke pirë kafe në një ëmbëltore të shkupit, kurrë ky shoku I BDI-së më paraqitet, edhe më pyet..” cilës degë të BDI-së I takon?” Për moment u habita, pse më pyet. Në momentin tjert I sqaroj se nuk është antarë I BDI-se, edhe I asnjë partie tjeter, edhe mendoj se s’duhet të luaj rol kjo, por vetë fakti se ështe shqiptar, I arsimuar, duhet të mirret në konsideratë. Zëri nga ana tjetëer e celularit më ndërpreu në sqarimin tim, duke më thënë: “shiqo, unë të kuptoj, por këta punë shkojnë kështu. Le të anatrsohet në BDI, le të shkoj të dega e partisë ku jeton, do ta vëndojn në listë, dhe mandej mund ta marim në konsideratë”. Aq, biseda përfundoj.
Kurrë e dëgjoj Nënkryetarin Ademi, më çohen flokët kurre deklaron se 1000 mijë të rinjë shqiptar do të punsohen. Po, 1000 të rinjë ndoshta do të punsohen, por a do të jenë vetëm shqiptar. Nuk e di. Nga ajo që e pata si experience personale, e di se do jenë antarë të BDI-së.
No comments:
Post a Comment