Wednesday, March 24, 2010

First Past The Post

Në historinë parlamentare Maqedonia disa herë ka ndryshuar modelin zgjedhorë. Në zgjdhjet 1990 dhe 1994 modeli shumicës në dy raunde, ne 1998 zgjedhjet ishin me modelin e kombinuar shumicë/proporcional, ndërkaq në 2002 modeli proporcional që edhe sot e kësaj dite është në fuqi.
Në historinë e sistemeve zgjedhore, në vendet me traditë më të gjatë demokratike, ndryshimet e sistemeve zgjedhore zakonisht janë berë me qëllim që të adaptohet në kërkesat reale të kohës si dhe të mundësohet perfaqesim real. Vendimet për të ndryshura apo për ta ruajtur modelin zgjedhor, veçanrisht në demokracitë e reja, janë rezulatat i dy faktorve kyç:
1. Aktorët politik nuk kanë njohuri të duhura dhe informacione të mjaftushme se çka do të ndodhë nëse ndryshohet, ose jo, dhe
2. Aktorët politik duke shrytëzuar njohuritë e sistemve zgjedhore promvojnë konceptin që mendojnë se më së shumti do t’ju konvenoj në zgjedhjet e ardhshme.
Debatin që e hapi BDI-ja për ndryshimin e modelit zgjedhor, me lista të hapura, dhe propozimi i PDSh-së dhe më vonë edhe VMRO-DPMNE-s për sistem mazhoritar në nje round i ashtuquajtur First Past The Post - FTPT (I Pari që kalon Fiton) si duket persëri nexhi atmosferën politke, dhe rriti spekulimet për mbajtjen e zgjedhje të parakoshme këte vitë.
Pa marë parasysh a do ketë apo jo zgjedhje të parakohshme , dilema dhe debati rreth modelit të ri zgjedhor do të jetë actual edhe gjatë kohë.
Duke e marë parasysh rolin e parlamentit në vitetet e kaluara, ku deputet e shumicës që janë zgjedhur në lista partiake janë vetëm maqineri votuese, duke mos debatuar, e mos të flasim për të kritikura qeverinë, për shkak frigës se në zgjedhjet e ardhshme më s’do të jenë në lista, tregon se nevoja për ndryshime duket më se e nevojshme.
Mu për këtë shkas besoj se se për Maqedoninë sistemi më i mirë zgjedhorë ështe sistemi Britanik FTPT, i cili përveç në Britani përdoret edhe në 46 shtete tjera të botës.
Pse FTPT? Sisitemi zgjedhor FTPT është system shumë i thjesht dhe në aspektin finansiar për oraganizimin e zgjedhjeve më i lirë. Sistemi FTPT në një round jep fitues te qartë, dhe promovon kandidtë që vjenë nga rajoni/njesia që kandidohet.
Sistemi FTPT promovon fitues të qartë në nivel shtetror, përforcon rolin e parlamentit, si dhe qeverinë, por në të njejetën kohë përforcon edhe opozitën. Nëse e marrim si shembull konkret Parlamentin aktual, kemi shumice paralamentare me 81 deputet, dhe opozite me 30 deputet, gjë që është komplet disproporcionale, dhe se fuqia e opozitës të lufoj me shumicën është shumë e veshtirë. Sistemi FTPT do ti jepte fuqi reale opozitës që të jetë korektiv i politikës se shumicës, dhe alternative reale, që nuk është rast tash.
Përparsia tjeter e sistemit FTPT është, që në shoqërite e ndara në bazë etnike, sociale, kulturore, e fetare, siç eshtë Maqedonia, inkurajon partite politike që nga radhët e tyre të kandidiojnë kandidat që vjen nga ai grup etnik, socio-ekonomik, kulturor apo fetar, keshtu që mundëson diversitetin në kuader të partive politke. Kështu LSDM apo PLD, apo ndonjë parti tjetër mudet të kandidoj shqiptar, në njesi zgjedhore ku shumica e popullatës eshte shqiptare, apo turk, në njësi ku jan shumic, etj. Nga ana tjetër BDI ose DR të kandidoj Maqedon/ose maqedon musliman në rrethet ku ky grup eshte shumicë, Romë në njësinë ku janë shumic , etj.
Ky sisitem jep mundësi të qartë që votuesti të zgjedhin mes kandidat me më kaulitet dhe performansa të larta, e jo mes partive që mundet të ofrojnë kandidat që realisht nuk ka përkrahjen e votuesve, apo askush nuk e njeh. Ajo që eshtë më e rëndësishmja ështe se krijohet link direkt mes kanidatit dhe votuesit, dhe krijon përgjegjësi direkte të kandidatit ndaj votuesve. Modeli FTPT mundëson edhe zgjedhjen e kandidatëve të pavarur, që është element pozitiv në demokracitë në zhvillim.
Gjithesesi se sistemi FTPT ka mëngësite e veta, si çdo sistem tjeter, mirpo duke i mare parasysh kontekstin politik, ekonomik, social, etnik, të Maqedonisë besoj se sistemi FTPT do jetë më I realti për Maqedonine. Mëngesite parasëgjithash janë se partitë e vogla do humbim poste te deputetve, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht, në qoftë se partitë e vogla kandidojnë kandidat me kualitet dhe perforamnasa të larta që do jetë represent i vërtet i qytetartve të njësisë konkrete zgjedhore.

No comments:

Post a Comment