Monday, February 27, 2012

FENOMENI ÇEDA

Javën e kaluar me ftesë të disa institucioneve dhe fondacioneve ndërkombëtare nga Evropa dhe SHBA pata mundësi për të marrë pjesë në një tubim të think-tankeve (Think-Tanks) dhe intelektualve me më ndikim në Ballkan, që u mbajt në Beograd. Ka pasur shumë gjëra për të dëgjuar, si dhe shumë shkëmbime të mendimeve në lidhje me Ballkanin dhe rreth Ballkanit, e që lidhen me proçeset integruese, demokratizimin e mbrendshëm të shteteve si dhe për disa procese të de-demokratizimin që ndodhin ne disa nga shtetet. Gjithsesi e pa shmëgshme ishte debati për krizën ekonomike dhe efektet e saj.

Por, këtu sot s’do të shkruaj për takimin e lart-përmendur por për një temë tjetër, për një personazh, lidhur me Beogradin dhe Sërbinë. Ai personazh është Çedomir Jovanoviq.

Për audiencën tonë, Çeda Jovanoviq, në se jo për diçka më tepër, ather me siguri është i njohur për ate që bidni ish-dikatorin Sërb Sllobodan Millosheviq, pas rramje nga pushteti me 5 Tetor 2000, që ti dorzohet Tribunalit të Hagës për krime lufte. Sisitemi i Millosheviqit atë 5 Tetor të viti 2000 nuk ishte tërësisht i fundosur, por vetëm pjesërisht i hudhur, si garedorbë e dimirit të cilën nuk e veshnim më pasi del pranvera. Ajo periudhë zgjati deri në Mars të vitit 2003 kurë u vra Kryeministri Zoran Gjigjiq.

Gjysma e Sërbisë e urrejnë, një e treta e duan, dhe një e treta se kuptojnë. Ai është realist politik, i cili thotë se Sërbia duhet ta njeh realitetin e Kosovës, dhe se me Kosovën duhet të ulet dhe bisedojë në nivel të partnerit. Kundërshtar i fuqishëm i politikës së Presidentit Boris Tadiq dhe politës së tijë ndaj Bosnjë dhe Herzegovinës, dhe ithëtar i zëshëm që Sërbia të bëhet pjesë e NATO-s, përdallim nga liderishipi aktual sërb i cili proklamoi neutralitet ndaj antarsisë në kët union politiko-ushtarak.

Sot, Çedomir Jovanoviq paraqet një ndër politikanët më progresiv sërb, nëse jo edhe i vetmi politikan progresiv, i cili shumë haptaz dhe pa dorreza e thotë atë që i tërë establishmenti politik sërb e din, por msheh për të fituar poena të imta politike.

Shtatëmbëdhjetë vjet pas luftës në Bosnjë, dhe trembëdhjetë pas asaj në Kosovë, sot politka sërbe në vete ende përban përllat politike të kohës së Millosheviqir, por tani të recikluara dhe të sofistikuara, të cilat Çeda Jovanviq mundohet ti hudhë dhe Sërbisë ti ofroj një perspektive më ndryshe.
Ai është i vetmi politikan sërb, i cili publikisht, Presidentit të Republikës Sërbe në Bosnjë, Millorad Dodik i tha se Republika e tijë është e formuar në bazë të gjenocidit, dhe spastrimit etnik në Srebrenicë. Po, ate ja tha Dodikut, të cilin establishmenti politik në Maqedoni e priti si burrështet para ca kohe. Ai është i vetmi politikan i cili haptaz thekson se Sërbia ka kryer gjenocid dhe pastrim etnik në Srebrenicë, me përmasa të pa para pas Luftës së Dytë Botrore.

Si për Bosnjën, ashtu edhe për Kosovën, Çeda Jovanoviq ka qasje dhe mendim komplet ndryshe nga politika aktuale sërbe, duke deklaruar se Sërbia duhet të harroj Kosovë se është pjesë e saj, dhe se duhet ti kthehet vetëvetes. Shoqëria sërbe s’duhet të gënjehet më se me kësisoj poltikbërje po mbrohet diçka që nuk mundë të mbrohet. Jovanoviq shkon edhe mëtej dhe thekson se Rezoluta 1244 e OKB është dokument me të cilin Millosheviqi e ka kamufular kapitulimin e vet. Ai haptaz kërkon që Sërbia të tërhiqet nga ajo Rezolutë, duke konsideruar se si e tillë qeveria Sërbe në aspekt mental ende gjendet në vitin 1999. Përfat të keq, po në të njejtin stadium mental është edhe qeveria e Kosovës.

Në gjithë këtë prallë, për Rezolutën 1244, kurrë një politikan sërb flet për të njejtën ashtu, siç flet, e sjell në nivel të ironisë proçesin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. Ishte Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, që para tri ditëve pranoj që, në bazë të kësaj rezolute, shtetin në krye të cilit ështe vet ai, ta shëndroj në ‘Shtet me Fusnotë’. Ky akt nuk e tregon vetëm verbërinë dhe lakuriqllëkun e qeverisë sërbe, por edhe aq më tepër e tregon verbërinë, hutinë dhe lakuriqllëkun e qeverisë së Kosovës, të mbuluar me fraza për gjoja principe që dalin nga e drejta ndërkombëtare, për të cilën as njëra e as tjetra palë nuk japin pesë pare.

Si do qoftë, me që gjusma e votuesëve të Sërbise e urrejnë përshkak të mendimit të tillë politik, një e treta e duan, dhe një e treta tjetër se kuptojnë, parashtrohet pyetja pse Çeda Jovanoviq është politikisht aq atraktiv për shumë të rinj, intelktual dhe aktivist të shoqërisë civile në Sërbi? Përgjigja është e thjeshtë. Çeda Jovanoviq dhe partija e tijë paraqesin mekanizëm politik dhe mburoj për shoqërinë sërbe nga nacionalizmi i recikluar sërb. Kjo tregon se koha e tijë si politikan akoma vjen. Zgjedhjet parlamentare në Sërbi do mbahen në muajin Maj të këtij viti, dhe se rezultate nga ato zgjedhje do ta konfimojë apo përgënjeshtrojë perceptimin tim.

Çeda Jovanoviq është fenomeni i kohës dhe rrethit tonë. Politikani më progresiv jo vetëm në Sërbi por edhe në rajon. Ai është simbol i një Evrope të ndryshme, të cilin Bashkimi Evropian i sotshëm e ka harruar diku rrugës.

Në qoftë se bëjmë një krahasim me Maqedoninë do shohim se ‘fenomenin Çeda Jovanoviq’ këtu se kemi. Të paktën deri më tani. Në 20 vitet e kaluara në skenën politike në Maqedoni kaluan shumë politikan. Disa i harruam, disa u pensionuan e disa ende janë aktiv. Por, asnjëri nuk është Çeda Jovanoviq. Asnjëri se ka kurrajon dhe konsistencën e tij. Asnjëri nga politikanët tonë për këta 20 vite nuk doli nga ‘kornizat e ngushta partiake’ dhe nuk shiqoi pakës më larg se oborri i tijë. Sa do që paraqitet një ‘krizë’ qoftë në plan etnik, qoftë në ndonjë plan tjetër, politikanët tanë më tëpër preferojnë të tingllojnë si Sheshelji, Koshtunica dhe Daçiçi, se sa si Çeda Jovanoviqi. Politikan kalukulant dhe profiter të imët politik. Ai është kalibri.

Për fund. Sërbia ndoshta e fitoi Vili Brantin (Willy Brandt) e vet, ashtu siç e kosiderojnë disa rrethe të rëndësishme politike, Çeda Jovanoviqin, ndërsa a do ta fitoje Maqedonia Çedo Jovanoviqin e vet, shqiptarë apo maqedonas, mbetet të shohim. Ajo që di është se vetëm ‘fenomeni Çeda Jovanoviq’ mundet ta dridh skenën politike tek ne, dhe të na nxjer nga kjo atmosferë moçale në të cilën jetojmë.

No comments:

Post a Comment