Monday, March 28, 2011

Para ca ditësh promovuat Institutin Liberta – Qendra për hulumtime politike dhe ekonomike. Kishte një jehonë të madhe ne publik për promovimin tuaj. I pari I llojit të këtillë tek shqiptarët në Maqedoni. Çka është Instituti Liberta?

Siç thatë edhe ju, Instituti Liberta është një think-tank, mundem te them think-tank i parë shqiptar në Maqedoni .
Instituti LIBERTA lindi si një ide katalizator për ngritjen e zërit për ndryshime substanciale, ndryshime që do ti japin një formë të re shoqërisë duke shkuar një hap para nga debatet e vjetra që momentalisht është duke ndodhur në Maqedoni.
Në qendër të interesit të Instituti LIBERTA janë tre parime: Mbizotërimi i frymës demokratike; bashkëpunimi me institucione dhe grupe të qytetarëve që përkrahin demokracinë; bashkëpunimi me institucione me karakter të njëjtë, lokale apo ndërkombëtare.

Cili është misioni I juaj?Misioni i jonë është promovimi i një koncepti progresiv për Maqedoninë e shekullit 21. Përmes hulumtimeve, analizave, debateve Instituti do të promovoj një filozofi të re, të qasjes së çështjeve të rëndësishme për shoqërinë tonë.
Vlerësojmë se të gjithë qytetarët, të rinjtë, studentët, intelektualet, shkencëtarët, gazetarët janë resurse të rëndësishme dhe agjense kyçe për ndryshime pozitive në një shoqëri. Idealet e tyre, energjia, vizioni janë dhe do mbetën të rëndësishme për një zhvillim shoqëror dhe përmisim të standardit jetësor të atyre që jetojnë në këtë shoqëri. Ky është koncepti të cilin do promovojë e do përkrahë Institutit LIBERTA.
Thënë më një fjalë, Instituti LIBERTA do jetë avokat i një filozofie progresive që do t’i jep një shtytje shoqërisë në drejtim të përmbushjes së standardeve dhe vlerave të demokracive perëndimore.

Nga kjo që e thatë, a do të thotë se jeni idealist?Mundet të thuhet edhe ashtu, mirëpo, para së gjithash jam edhe realist. Kurë them se jam realist, e them atë se besoj që gjërat mundet të ndryshojnë në të mirë. Shikoni, në vitin 1990 kurë Maqedonia u bë shtet i pavarur, unë isha 15 vjeçar, sot 20 vite pas, ne ende, për fat të keq, merremi me çështje të njëjta. Shumë pak gjërat kanë ndryshuar. Parashtrohet pyetja pse? Sepse, kjo shoqëri, si koncept, më tepër është marrë me formën se sa substancën. Sot e 20 vitet e kaluara, ne ende zhvillojmë debatet pothuajse të njëjta. Të njëjtë i kemi thuajse edhe debatuesit. Që do të thotë se gjenerata e re, ajo që u rritë në këtë Maqedoni duke dëgjuar këto debate monotone, është lënë anësh. Mu për këtë besojmë, se duhet të ndryshojmë qasjen ndaj çështjeve të rëndësishme në shoqërinë tonë. Mu për këtë besoj, se jo vetëm ne si Institut, por e gjithë shoqëria civile e shëndosh, mundet punët ti lëviz në drejtim të duhur. Dhe ato do lëvizin vetëm nëse shfrytëzohet energjia e gjeneratave të reja që dinë dhe munden të veprojnë ndryshe, të atyre që mbështeten mbi vlerat individuale që kanë, të cilëve nuk u nevojiten emblema partiake e grupore për ta dëshmuar portretin e tyre individual, të cilët janë të gatshëm që ta lexojnë drejtë të sotmen dhe kanë vizion të qartë për të ardhmen.

Cilët janë aktivitetet dhe fushat në të cilat Instituti Liberta do punoj?Aktivitetet e Instituti LIBERTA do të zhvillohen në disa sfera, edhe atë: demokratizimi i shoqërisë sonë, integrimet Euro-Atlantike, zhvillimi ekonomik, reformat politike, të drejtat dhe liritë. Format e realizimit të aktiviteteve do jenë përmes monitorimit, analizave dhe kontributit në debatet për çështje dhe procese që janë në interes të publikut. Do kontribuojmë në edukimin, trajnimin dhe do merremi me hulumtimin e dukurive shoqërore, me çka do ndihmojmë kyçjen e publikut në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe të përparuar. Kjo është më se e domosdoshme posaçërisht për shoqërinë shqiptare në Maqedoni e cila është skajshmërisht e partizuar dhe e politizuar, e cila si e tillë mbetet inferior ndaj shoqërisë maqedonase në vend dhe herë herë lë përshtypjen e gabuar se shqiptarët e Maqedonisë nuk prodhojnë ide, se nuk kanë projekte të veta as për të sotmen as për të nesërmen e tyre.

Në hulumtimin tuaj që promovuat, rezultat treguan se edhe Shqiptarët edhe Maqedonasit me mbi 95% janë për anëtarësim për BE dhe NATO. Kjo do të thotë se nuk ka dallime në qëllimet e dy komuniteteve të madhja?Po, ashtu është. Të dy komunitet kanë një qëllim të njëjtë që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO dhe BE. Por dallimi ka të bëjë me rrugën që duhet ecur drejt këtij caku e që ka të bëjë me kushtet e anëtarësimit në NATO, apo me saktë me zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë. Tek shqiptarët është e lartë përqindja që mbështet gjetjen e një kompromisi për emrin, ndërkaq te Maqedonasit situate është e kundërt. Kjo do të thotë se brenda vetë shoqërisë në Maqedoni, nuk ekziston një konsensus i përbashkët si të arrihet qëllimi që e dëshirojnë të gjithë. Në një shoqëri ku ekziston një qëllim, por rrugët që çojnë drejtë atij caku janë të ndryshme , do të thotë se ka probleme në arritjen e qëllimit. Parashtrohet pyetja si të zgjedhjet kjo situatë? Këtu vjen në shprehje roli dhe pozita e gjitha institucioneve joqeveritare dhe jopolitike , që të kontribuojnë në gjetjen e rrugës së përbashkët drejt qëllimit të përbashkët. Çdo gjë tjetër është humbje kohe.
Do të thotë kemi shoqëri disfunkcionale?
Gjithsesi se po. Që nga fillimi kjo shoqëri është disfunkcionale, e ndërtuar në themele jo stabile. Prandaj, besoj se roli i Institutit Liberta, do jetë në drejtim të asaj që filozofi francez Zhak Derida e quan ‘dekonstruim’ apo thënë më fjalë tona, të zbërthejmë atë që nuk bën, që nuk funksionon dhe të ofrojmë një qasje të re, të tejkalimit të këtij disfuknciolatitet.
Më lartë thatë se një nga format e realizimit të aktiviteteve të Institutit do jenë organizimi i debateve për çështje dhe procese që janë në interes të qytetarëve. A mendoni se nuk ka mjaft debate?
Jo. Mendoj se pesë vitet e fundit, nuk ka debat aspak, por ka vetëm tentim për debate, edhe atë tentime jo aq bindëse. Në kampin shqiptar mundem të them se gjithashtu s'ka asnjë debate, apo debat te shëndosh se si t’i ndihmohet bujkut shqiptar, studentit, pensionistit, profesorit, etj. Ngado që te sillesh, kudo që të qëndrosh e me këdo që të takohesh, ndesh pesimizmin dhe mosbesimi të thellë në aftësitë e politikës së sotme shqiptare ne Maqedoni.
Mu për këtë, ne si Institut, besojmë se me debatet që do iniciojmë lidhur me çështje të ndryshme të jetës së përditshme të qytetarëve, do nxisim elitën politike që të mendojë edhe për çështje jetike të njeriut të thjeshtë. Instituti gjithashtu, në bashkëpunim me ekspert të brendshëm dhe të jashtëm, varësisht mundësive, do ofrojë edhe zgjidhje për çështje të ndryshme politike dhe ekonomike, me qëllim që ta ndihmojë elitën politike, para së gjithash atë shqiptare, në përmisimin dhe avancimin e nevojave të qytetarit.

Anketa juaj tregoi ramjet të përkrahjes së partive në pushtet, dhe ritje të partive opozitare. Çka do të thotë ky rezultat?Nuk ka filozofi të madhe. Thjesht tregon se pas 5 viteve në pushtet, kurë nuk ke rezultate pothaujse në asnjë sferë mbështetja bie. Nuk ke rezultate në ekonomi, në investime, në uljen e papunsisë dhe varfërisë. Ndrëkombtarish i izoluar, integrimet si keni si orientim, është qartë se ajo reflektohet në uljen e përkrahjes tek popullata.
E dyta, anketat dhe hulumtimet që bëhen, partitë politike duhet ti kuptojnë dhe ti shohën si vegël, si indikator se a shkojnë punët në drejtim të duhur a jo, ti mirpresin si instrument që do t’ju ndihmoj që aty ku rezultatet janë të dobëta, apo ska rezultate të mundohen ti përmisojn dhe të punojnë në atë drejtim.
Si do që të jëtë, partitë politike duhet edhe një gjë të kuptojnë. Anketat janë indikator, por nuk i fitojnë zgjedhjet. Puna në teren, programin që ofrojnë, edhe atë programe konkrete me afate konkrete, aktivite që do përmisojnë jetën dhe standardin e qytetarit, janë ato që fitojnë zgjedhjet. Cdo gje tjeter jashtë kësaj do jenë pralla për fëmijë.

Cka pritni nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni?
Po tash më është e qartë se dajlja e vetme nga kriza politike aktuale janë zgjedhjet e parakohshme. Por, jo cfardo qofte zgjedhje, por zgjedhje te lira, demokratike dhe me standarde të larta. Çdo varijant tjeter, do ta fus Maqedoninë në një krizë edhe më të thellë, edhe politike, ekonomike, madje edhe ndëretnike.


Pritni diçka të re nga partitë politike shqiptare? Ajo që pres është të shohim fytyra të reja në skenën politike,te tëgjtiha partitë politke shqiptare, si një element tërheqës të votuesit. Mirpo, ajo që është më e rëndësishme është oferta politike që do të prezantojnë partitë. Kure flasim për oferta politike, mendoj për programe konkrete. Program që do ketë përmbajtje reale, dhe që do zgjedh çështjet jetike të qytareve: krijimi i vendeve të reja të punës, zhvillim, uljen e varfërise, investime në rajonet shqiptare, etj.
Partitë politike shqiptare, qoftë në pushtet, qoftë në opozitë duhet të jenë të vetëdijshme se shqiptaret jan lodhur më nga politikat e zbrasta, politka që skan as formë as substance, politika të cilat jo qe skan në qender vemendjes qytetarin, fshatarin, studentin, familjen shqiptare, por jane personalizu dhe partizu, pa skajshem. Thënë popullorçe, patriotizmin e shekullit 20 nuk e han pazari i shekullit 21. Për mua patriotizmi i shekullit 21 është te krijosh zhvillim ekonomik dhe mirqënie sociale për popullin tend. Te krijosh akses në shëndetsi, të mundososh zhvillim rural, të luftosh korupsionin, dhe te krijosh punsime te reja per gjeneratat e reja. Prandaj, thash më lartë, gjithcka që është jash këtij koncepti apo oferte politike do jenë vetëm pralla për fëmij. A kam të drejtë a jo, koha do tregoj. Të shohim.

Ju keni punuar për Ambasadën Amerikane në Shkup, si asistent i dy Ambasadorve, Ambasadores Milovanovic dhe Ambasadorit Riker. Si I komentoni atakun ndaj Ambasadorit Riker nga këshilltari i Presidentit Ivanov, Risto Nikovski?Kjo nuk është hera parë që ish Ambasador Nikovski atakon diplomatët e huaj në Maqedoni. Përgjigjja më e shkurt është se atë që mendon Gruevski, e shkruan Nikovski dhe të njejtit si ai. Pikë. Përgjigja më gjatë është se, Nikovski, është një mercenar rus, i cili mundohet, gjithësesi me bekimin e Gruevskit, që qytetarët e Maqedonisë, t’ju tregoj se ne partner strategjik duhet ta kemi Rusinë dhe Sërbinë, dhe jo SHBA dhe BE. Kjo është një politikë idiotike, por gjithësesi jo naive. Mendoj se ky atak direkt ndaj Ambasadorit Amerikan, në diplomaci konsiderohet si atak direkt ndaj Presidentit Obama, me që Ambasadori Amerikan ka statusin e përfaqësuesit të Presidentit në vendin ku kryen shërbimin si Ambasador. Ky atak është shumë i dëmshëm për Maqedonië,dhe do ti kushtoj shumë. Aq më tepët nga fakti se Ambasadori Riker kthehet ne Departmentin e Shtetit në Washington në pozitë edhe më të lartë që involvon Ballkanin perendimor, që do të thotë edhe Maqedoninë. Prandaj them ky atak është idiotik, por jo naiv, mirpo për fat të mirë të këtij shteti, dhe për fat të keq të mercenarve rus si Nikovski, shumica absolute e popullatës është e orientuar pro SHBA-së dhe pro BE.

Cilët janë aktivitet e ardhshme të Institutit?Ngaqë themelimi i Institutit tonë vjen në një kohë kur Maqedonia ndodhet përpara zgjedhjeve të mundshme të parakohshme parlamentare, ne do përqendrohemi në analiza të ambientit politik në shtet, e veçanërisht në shoqërinë shqiptare tek ne. Lidhur me këtë ne do bëjmë hulumtime që do pasqyrojnë realitetin tone, e që pastaj do propozojmë edhe zgjidhje konkrete. Mendojmë dhe besojmë se është koha e fundit kur duhet që partive politike t’u merret monopoli që ato të vetme të vendosin për të sotmen dhe të ardhmen tone. Më në fund, edhe hulumtimet tona të deritanishme tregojnë se subjektet tona politike nuk kanë kapacitete të përballen me problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria shqiptare në Maqedoni. Në ndërkohë, duke hapur zyrat e Inistitutit tonë në Prishtinë e Tiranë do tentojmë që në lëmi të ndryshme të veprojmë mbarëkombtarisht. Besojmë se ka shumë sfera të jetës se ka ardhur koha ku e sotmja jonë duhet të shihet e të vlerësohet në kontekstin mbarëshqiptarë, ngaqë është absurde të flitet për procese integruese euro-atlantike, e shoqëritë shqiptare të mos komunikojnë mes veti në mënyrë “evropiane”.

Sa për fund, në muret e zyrës fotografi me ish Presidentin e Komisionit Evropian Romano Prodi, si dhe disa Mirnjohje dhe fotografi nga Ambasada SHBA-së?Mirënjohjet janë nga periudha kurë punoja për Ambasadën Amerikane në Shkup, si asistent i dy ambasadorëve, Ambasadores Milovanovic dhe Ambasadorit aktual Riker. Janë mirënjohje me të cilat mburrem. Mburrem, gjithashtu, me mundësinë që kam pas për të punuar drejtpërsëdrejti për personalitete me integritet dhe dinjitet të lartë. Fotografia me ish Presidentin e Komisionit Evropian, Romano Prodi është nga koha kurë punoja për BE, në fakt për Agjencinë Evropianë për Rindërtim, si zëdhënës. Fotografia është bërë gjatë vizitës në Maqedoni të z.Prodi për t'ia dorëzuar pyetësorin qeverisë së Maqedonisë.

1 comment:

  1. Tung z.Edmond Ademi kure u bere sondazhuesi i realt dhe i pavarur.Kure me pare trumbetojshe per LSDM- dhe sot i ritish rentigjet e partive ne sa per te fituar ca para.Sa ju ka paguar PDSH-ja.Kure aq shpejt e harove se te rahen ne mes te tetoves ato per te cilet sot punon per 30 mij euro.Edhe ju bashk me Kim Mehmetin te cilin ato te Pdsh-se e shpallen spiun,tradhetar,dhe e thitshin "Kimce".
    Do te beheni shpejt si ajo shoqata e valon beles -realitei qe u be servil i pdsh-se dhe paastaj u bashkua me ta.
    keseoj shoqata per mua jan sezonale dhe punojn vetem per nje pale zgjedhje.

    ReplyDelete